Pronat përçajnë vëllezërit! Xhaxhai dhunon mbesën, fut të birin në sherr me të vëllanë

Një ngjarje e rëndë për motive pronësie është shënuar ditën e sotme.

Petrit Sinani është vënë në pranga.

Ky i fundit është konfliktuar me të vëllanë dhe gjatë konfliktit ka dhunuar edhe mbesën e tij.

Policia po punon për kapjen e Endi Sinanit, djalit të 58-vjeçarit, i cili i ka thyer xhamat mjetit të xhaxhait të tij gjatë konfliktit.