Marrëveshja tregtare me Britaninë / Presidenti në ardhje i KE-së thotë se fokus kryesor do të jenë rregullat e lojës

Përqendrimi i Bashkimit Evropian në bisedimet tregtare me Britaninë do të jetë në vendosjen e kushteve për rregullat e lojës dhe mbrojtjen e tregut të vetëm, tha kreu i ardhshëm i Këshillit Evropian Charles Michel.

“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Mbretërinë e Bashkuar, por jemi gjithashtu të gatshëm të promovojmë dhe të mbrojmë nivelin e lojës tregtare si dhe të fokusohemi në një pikë të rëndësishme për të ardhmen: mbrojtja e integritetit të një tregu të vetëm”, tha Michel për gazetarët në Dublin pas një takimi me kryeministrin irlandez Leo Varadkar.

I pyetur nëse do ia arrinte të mbyllte një marrëveshje tregtare me Londrën nga fundi i vitit të ardhshëm, Michael i cili do të marrë detyrën prej Donald Tusk në 1 dhjetor, u shpreh se “këtë do ta shohim”.