Kryeministri takon futbollistët e kombëtares në stadiumin e ri

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vizituar kombëtaren shqiptare të futbollit një ditë para debutimit në “Air Albania Stadium” ndaj Francës.

Rama i shoqëruar edhe nga Presidenti i FSHF-së Armando Duka ka takuar kryesisht futbollistët e kombëtares të cilët nesër do të kenë fatin të shijojnë për herë të parë ndjesinë e të luajturit në stadiumin më modern dhe të madh të Shqipërinë, përballë kampionëve të botës në fuqi, Francës.