Gjendet i vdekur në banesë 68-vjeçari në Dibër. Ja dyshimet e para

Një i moshuar është gjetur i vrarë me armë zjarri në banesën e tij në fshatin Shumbat të Dibrës.

Viktima është identidikuar si shtetasi Xheladin Mandri, 68 vjeç.

Sipas asaj që shkruan “Panorama”, viktima dyshohet të jetë vetëvrarë pas një gjendje të rënduar psikologjike.

Në prani të viktimës është gjetur edhe një armë.

Mësohet se, 68 vjeçari jetonte i vetëm, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Dibrës mbi ngjarjen.