Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.1 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zbulohet skandali i Dvoranit. Konflikt interesi me gjyqet e një kompanie private

Politikë E premte, 15 Nëntor 2019 08:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Komsionit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, ka një histori të gjatë në systemin gjyqësor të Shqipërisë. Një përfaqësues par excellence I “DEEP STATE” ai do të ishte anëtar i Gjykatës së Lartë edhe duke shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që kishte përcaktuar se mandati i tij kishte përfunduar si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Për njohësit e sistemit të drejtësisë paraqitja e Dvoranit përballë institucionit të KPK-së përbënte interes të veçantë. Fakti që kryeministri Rama e kishte mbajtur Dvoranin në Gjykatën e Lartë edhe duke shkelur vendimin e gjykatës ishte një indicie shumë domethënëse. Siç edhe pritej KPK mbylli të dy sytë kur pa shkeljet dhe abuzimet e gjyqtarit Dvorani në deklarimet e tij të pasurisë. Ajo vendosi që të pranonte justifkimin se 13 mln lekë që dilnin të tepërta në analizë, Ardian Dvorani i kish marrë hua nga i ati (që ishe në pension) sikundër edhe mos-deklarimin e një vlere të konsiderueshme në deklartë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sa më sipër ishin vetëm një majë e vogël e abuzimeve që Dvorani kishte në dosjen e tij të larmishme. Në deklarimin e tij rezulton se ai ka marrë një financim nga shoqëria “Albtelecom sh.a” me një vlerë prej 34.410 USD që i është dhënë në vitin 2000. Sipas të dhënave të paraqitura nga institucionet përkatëse, zoti Dvorani ka filluar shlyerjen me këste të kësaj kredie me të cilin bleu një apartament në harkun kohor 2004-2013. Kësisoj z. Dvorani ka qenë në një marrëdhënie kreditore me kompaninë Albtelecom për mëse 9 vjet, mirëpo po sipas deklaratës së tij ai ka pësuar një ulje të debisë me një shumë prej 1.761.722 lekësh (rreth 17 mijë USD) nga huadhënësi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndonëse KPK kishte për detyrim ligjor për të hetuar nëse gjatë kësaj periudhe 9 vjeçare zoti Dvorani ka pasur çështje në gjykim që kanë pasur palë kompaninë Albtelekom sh.a, një hetim i tillë nuk ka ndodhur. Apo më së paku ai ka qenë sipërfaqësor ose i njëanshmë. Një dokument që disponohet prej nesh rezulton se Ardian Dvorani ka gjykuar në një çështje tregtare kompaninë “Albtelecom sh.a” duke ngritur pikëpyetje të thella jo vetëm për procesin e vettingut por edhe seriozitetin e KPK-së në gjykimin e anëtarëve të sistemit të drejtësisë dhe hetuesisë.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Arsyet e bazuara në këtë vendim mund të shtyjnë në përfundimin se kryetari aktual i KED të ketë shkelur me të dyja këmbët ligjin kundër konfliktit të interesit. Njëkohësisht evidenton edhe shkeljen e nenit 33 të ligjit “Për parandlaimin e konflitkti të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

Dështimi i KPK për të hetuar korrektësisht Ardian Dvoranin në lidhje me uljen e kredisë së tij dhe lidhjes së saj eventuale me gjyqin që ai ka qenë pjesmarrës ku kompania Albtelecom sh.a ka qenë pjesmarrëse ngre dyshime të tjera në lidhje me 2 kreditë që zoti Dvorani pasqyron në deklarimin e tij. Sipas deklaratave në ILDKP, kreu i KED ka marrë kredi nga banka Credins dhe për asnjë moment KPK nuk ka hetuar apo verifikuar nëse çështje të kësaj banke janë gjykuar prej tij.

Qartësisht institucioni i KPK ka anashkaluar hetimin e këtij aspekti të procesit të rivlerësimit, gjasat janë që nëse do të kishte një hetim atëherë publiku do të mësonte disa fakte të tjera mbi Dvoranin. Mos hetimi është në vetvete bashkëpunim që institucioni mbi të cilin ngrihen themelet e drejtësisë së re ka me njerëz që kanë përdorur pushtetin gjyqësor për favore personale. Sakaq, motori i kërkimit elektronik fakton se kryetari i Gjykatës së Lartë nga viti 2005 e deri në vitin 2013 ka marrë pjesë në 30 procese gjyqësore ku palë ka qenë shoqëria “Albtelecom sh.a”. Duket se lehtësimi i kredisë me 17 mijë USD (pra një skonto me 50%) lidhet ngushtë me qokat që njeriu i dalë i pastër nga skanimi i KPK-së ka bërë karshi kompanisë që i ka dhënë kredinë.

E parë në retrospektivë është e qartë përse mazhoranca është investuar në KPK për të kaluar Dvoranin në procesin e vettingut. Çfarë gjithsesi është në pikëpyetje mbetet fakti se si ka mundësi që as Komisioneri Publik dhe as gardianët ndërkombëtarë të ONM-së të mos e kenë kapur këtë indicie kaq të qartë. Trajtimi preferencial i Dvoranit si nga KPK dhe institucionet e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare është në vetvete një indicie e madhe që të shpie në provën e qartë të një Reforme në Drejtësi që i ndan gjyqtarët dhe prokurorët në të nënës Parti dhe në të njerkës.

Etiketat e lidhura

konflikt interesiskandali i Dvoranit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali
Para 8 orësh

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 9 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 10 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

3 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 15 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

4 A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?
Para 12 orësh

A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.