Zbulimi i pabesueshëm në pistat e vrapit, kapen 176 kg drogë

Autoritetet aziatike sekuestruan në Tailandë rreth 176 kg të lëndës narkotike metamfetaminë brenda strukturave të disa pistave vrapi që po transportoheshin për në juglindje të kontinentit.

Oficerët e policisë menjëherë shkuan drejt magazinës ku dolën pajisjet sportive ku gjetën një sasi tjetër të lëndës.

Vlera në treg e sasisë së sekuestruar arrin në 200 milion dollarë.

Sipas policisë së Bangkok, u arrestua pronari i magazinës, 44 vjeç me akuzën e mbajtjes dhe tentativës për të trafikuar lëndën narkotike.

Kreu i Byrosë së Narkotikëve të Bangkoku deklaroi se kjo çështje ishte e ngjashme me një tjetër në Australi ndaj dhe policia arriti që ta sekuestronte lëndën.

Muajin e kaluar, policia Australiane mbylli me sukses një çështje të ngjashme ku sasinë e drogës e kishin fshehur brenda pajisjeve sportive. Ndaj dhe ne ndoqëm të njëjtën logjikë dhe ia dolëm” – deklaroi për Reuters.