Veliaj publikon projektin e rrethrrotullimit te sheshi “Shqiponja”: Nisim një shekull të ri

Rifillimi i punës për ndërtimin e projektit të Unazës së Madhe, i ka hapur rrugën edhe zgjidhjes së një prej nyjeve më problematike për qarkullimin e automjeteve sikurse është rrethrrotullimi te sheshi “Shqiponja”.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka postuar në Facebook, projektin se si do të transformohet sheshi “Shqiponja”, duke zgjidhur njëherë e mirë çështjen e qarkullimit të automjeteve për të gjithë automjetet që vijnë nga jugu dhe veriu.

“Veç puna, jo fjalët, e nxjerrin Tiranën në dritë! Në finale do mbahen mend veprat, jo sherret e pengesat! Teksa përmbyllet shekulli i parë i Tiranës kryeqytet, bashkë me Qeverinë nisim një shekull të ri modernizimi e infrastrukture për 100 vitet e ardhshme! #Tirana100 #UnazaeRe”, shkruan Veliaj krahas videos.