Vasili publikon dokumentin e PS, ku del radha e përzgjedhjes tamam siç veproi Meta

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar procesverbalin e mbledhjes së komisionit të reformës në drejtësi, ku diskutohet për procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në procesverbal është fjala e deputetëve të PS dhe ekspertëve të drejtësisë, të cilët thonë hapur se cilat janë kompetencat e kreut të shtetit në përzgjedhjen e anëtarëve. Sot, të njëjtët anëtarë të PS nuk flasin për ligjin që kanë miratuar vetë dhe ku del se presidenti ka të drejtë në qëndrimet që ka mbajtur.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Anetaret socialiste te Komisionit te Reformes ne Drejtesi po e hane turpin me bukë!! Anetaret socialiste te Komisionit te Reformes ne Drejtesi po e hane turpin me buke.

Ligjet qe miratuan, votuan dhe duatrokiten po shnderrohen ne rrecke dhe ata heshtin dhe votojne turperisht te kunderten e vetes. Per te kenaqur Edi Ramen ata po shkelin fytyren e tyre.

Kushtetuta e 21-22 korrikut dispozitat per Gjykaten Kushtetuese u pergatiten,u mbrojten dhe u votuan nga ata dhe ekspertet e tyre.

Tani po keta votojne Rezoluta kunder vetes duke ngrene turpin me buke.

Tani qe e shkelen dhe e perdhosen Kushtetuten dhe po rrine me goje mbyllur dhe te poshteruar, le te lexojne cfare eshte thene,si eshte thene dhe si eshte argumentuar nga po vete keta ne Komisionin e Reformes ne Drejtesi ne vitin 2016 sipas proces verbalit.

Personalisht i kam degjuar live si anetar i komisionit ne ate kohe,por tani eshte koha ti lexojne edhe shqiptare per t’i njohur me mire keta dhe hipokrizine e ketyre:

“Sokol Sadushi: Më lejoni ta shpjegoj se çfarë qëllimi ka kjo dispozitë. Këtu bëhet fjalë për një kandidaturë nga Presidenti, sepse kandidatura nga Kuvendi dhe nga Gjykata e Lartë është në nenet pasuese, por mund të ndodhë në një rast eventual, që mund të jenë katër kandidatura, katër vende bosh. Jemi duke folur për një moment që nëse janë dy vende bosh, atëherë njërën e merr Presidenti, Kuvendi dhe të tretin e merr Gjykata e Lartë. Ky është rast kur janë katër vende bosh.
Arsyet pse janë katër vende bosh mund të jenë të ndryshme, si dorëheqja e të tjera. Nëse do të kemi katër vende bosh, atëherë do të ndodhë që në katër vende bosh një e ka Presidenti, një e ka Gjykata e Lartë dhe një e ka Kuvendi, vendi i katër si radhë i përket Presidentit. Mund të jenë pesë vende bosh, vendi i pestë i përket Kuvendit, mund të jenë gjashtë vende bosh, vendi i gjashtë i përket Gjykatës së Lartë.”