Të shtëna me armë në shkollën e mesme, raportohen të plagosur

Një person ka hapur zjarr në ambjentet e një gjimnazi në Kaliforni ditën e sotme.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur disa nxënës të gjimnazit Saugus në Santa Clarita në veri të Los Angeles vetëm pak minuta përpara fillimit të procesit mësimor.

Deri më tani raportohen 6 persona të plagosur.

Policia nuk ka arritur ta arrestojë atentatorin ndërkohë që njofton se është me prejardhje aziatike.

Oficerët vazhdojnë ende kërkimin ndërsa të gjithë shkollat dhe banesat e zonës janë mbyllur për arsye sigurie.

Sipas portalit LA Times, atentatori dyshohet të jetë rreth moshës 15 vjeçare.