Skandal i padëgjuar, kandidatja Arta Vorpsi betohet te noterja!

Sot ka ndodhur një skandal i vertetë. Arta Vorpsi e quan veten se është zgjedhur anëtare e Kushtetueses pasi i ka thënë Ardian Dvorani i KED, dhe natyrisht Rilindja.

Mësohet se Arta Vorpsi ka bërë betimin si anëtare (sipas saj) në Gjykatën Kushtetuese, jo tek Presidenti i Republikës, por tek noterja. Ajo nuk njihet nga presidenti se nuk ka dekret për të, porse Rilindja dhe Ardian Dvorani e kanë caktuar si anëtare të gjykatës kushtetuese!

Presidenti Meta dje ka dekretuar Marsida Xhaferllarin, anëtare të gjykatës kushtetuese, pasi ja jep Kushtetuese këtë të drejtë. Ndërkohë Rilindja, me sa duket, e ka udhëzuar këtë “anëtare të kushtetueses” (!) që të turret te noterja.

Është pikërisht Neni 129 i Kushtetutës, i cili të drejtën për ceremoninë e betimit ia njeh vetëm Presidentit.

Aty thuhet në mënyrë të qartë dhe taksative se: “Gjykatësi kushtetues e fillon detyrën, vetëm pasi betohet para Presidentit”.

Betimi i gjyqtares Arta Vorpsi është kryer pranë noteres Miranda Xhemalçe.

Kjo që ka ndodhur, ku një “anëtare kushtetuese” shkon te noteri dhe jo te Presidenti, siç e thotë Kushtetuta, është treguesi më i mirë se sa çfarë niveli kanë përzgjedhur KED e Dvorani.

Loja e kryeministrit dhe PS-së për të zaptuar gjykatën kushtetuese, edhe me mënyra qesharake, tregon turravrapin e Rilindjes për ti kapur të gjitha pushtetet. Edhe me budallëk, por ama të futen në dorë.

Ky betim te noterja do të futet në humorin politik dhe do mbetet si veprimi më idiot i një kandidati për post të lart kushtetues..