Shehu: Mesazh tragjik për produktin e “Reformës në drejtësi”

Nga Tritan Shehu

Mesazh tragjik për produktin e “Reformës në drejtësi”.
Gjykata Kushtetuese e çdo vendi demokratik në botë është institucioni i përbërë nga specialistët më të aftë, më solid, të pa tjetërsueshëm, koshient të pozicionit të tyre e rëndësisë së madhe të tij për vendin. Dhe sot një juriste, që mbas shumë seleksionimesh e vetingjesh u sapo votua për atë institucion madhor nga ai “Kuvend” antikushtetues e 122-sh me 42 pupaçe, shkon me vrap të “betohet” tek noteri i saj, pa marrë as kushtetutën me vehte…, kishte vetëm 26000 lekë! Dikush thotë që e urdhëruan…unë pyes, një person që zbaton urdhëra të tilla duke e vënë veten e tij në pozita kaq qesharake a mund të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese?! Dikush tjetër lexoj që shkruan se e bëri nga pa dija…pyes përsëri, a mund të jetë kaq i pa ditur një Gjykates Kushtetues?!
Ka dhe shumë mendime të tjera rreth e rrotull…të gjitha te pa pajtueshme me atë institucion thelbësor. Mbas mbi dy vitesh pa Gjykatë Kushtetuese, pritje të ankthëshme për atë, me të drejtë lind pyetja e dyshimi i madh: ky do të jetë niveli e modeli i asaj të që po vjen si pasojë e kësaj Reforme?