Shehaj: Bregdeti, i pashfrytëzuar se nuk janë ndarë pronat

Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora tha se bregdeti shqiptar është i pashfrytëzuar.
Në lidhje me shfrytëzimin e bregdetit, Nazarko tha se nëse ai i Durrësit do ishte shfrytëzuar siç duhet në ’90, sot do mbante me bukë të gjithë Shqiptarët.   Në diskutim u përfshi edhe ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.

Pjesë nga diskutimi:

Shehaj: Ne flasim sikur u ngrit në mëngjes kryeministri dhe tha do bëjmë korporatën e investimeve. Kemi bregdetin e Shqipërisë që është i pashfrytëzuar dhe një nga arsyet që nuk është shfrytëzuar është sepse nuk janë ndarë pronat. Ajo që duhej bërë në

Shehu: Njerëzit ngatërrohen me pronën private dhe atë shtetërore. Korporata ka të drejtë të ndërhyjë edhe në prona private edhe nëse ka ndonjë projekt strategjik.

Shehaj: Kemi të bëjmë me bregdetin. Nuk është i shfrytëzuar. Nevoja është ta shfrytëzojmë, shoqëria pra. Aty ka një lëmsh të jashtëzakonshëm që buron tek mungesa e kthimit të pronës atyre që e kishin atë. Një pjesë është dhënë, ashtu si është dhënë.

Nazarko: Meqë dole tek bregdeti po të jap një shembull. I gjithë bregdeti i Durrësit po të ishte ndarë në rregull në ’90 mund të furnizonte me bukë të tërë Shqipërinë sot.