Presidenti Meta: Pas dy vitesh nis funksionimi i Gjykatës Kushtetuese

Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji janë tre gjyqtaret e Gjykatës Kushtetuese që bënë betimin sot para kreut të shtetit. Ceremonia u zhvillua në ambientet e Presidencës, sipas protokollit të shtetit dhe në zbatim të Kushtetutës së Republikës.

Të tre anëtarët bënë betimin dhe nga sot quhen anëtarë të ligjshëm të institucionit më të lartë juridik në vend.

Në përfundim të procesit, Presidenti Ilir Meta, në një mesazh në rrjetet sociale ka uruar tre anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

I lumtur që më në fund, pas dy vitesh, fillon sot nga funksionimi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë!

Urime tre anëtareve të reja të kësaj Gjykate, znj.Elsa Toska, znj.Marsida Xhaferllari dhe znj. Fiona Papajorgji! “,- shkruan kreu i shtetit, Ilir Meta.

Me betimin e sotëm të anëtarëve, i është hapur rruga dhe nisjes së punës së këtij institucioni që u bllokua prej di vitesh nga reforma në drejtësi, por edhe sabotimi i qëllimshëm i PS-së duke votuar procedurat.

Fiona Papajorgji
Marsida Xhaferllari
Marsida Xhaferllari
Marsida Xhaferllari
Elsa Toska
Elsa Toska
Elsa Toska