Me 204 km në orë, gara shpejtësie në unazën e re, policia heq 22 patenta në pak minuta (Video)

Policia Rrugore ka ndërrmarrë një kontroll të befasishëm në orët e mbrëmjes në aksin Sauk-Teg, ku në vetëm dy orë ka hequr 22 patenta.

Sipas policisë në këtë aks janë konstatuar duke lëvizur me shpejtësi nga 140 në 204 km në orë, drejtues mjetesh që e përdorin këtë rrugë për gara me makina.

Kontrollet janë ushtruar nga ora 20.00-22.00, në kohën kur kjo rrugë ka një një fluks të shtuar të lëvizjeve.

“Rruga është e të gjithëve, rregulli vlen njësoj, shpejtësia, alkooli, garat me shpejtësi, te presin rrugëtimin e jetës.

Vijojnë kontrollet parandaluese për aksidentet rrugore, ne rrugët te cilat janë evidentuar me rrisk, për shkak te shpejtësisë dhe manovrave te rrezikshme qe kryejnë drejtuesit e mjeteve. 140 km/h-180 KM/h në aksin Sauk-Teg, prej orës 20:00 deri në 22:00, kur fluksi i mjeteve ne levizje eshte i plote.

Guxim! Vetebesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cila do qoftë arsyeja e drejtimit të mjetit në këtë mënyrë tejet të rrezikshme për jetën e tyre dhe të tjerëve, është e pa pranueshme dhe vrastare. 

Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë, në dy orë në rrugën Interurbane Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas janë konstatuar dhe pezulluar 22 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, te cilat varionin nga 140 km/h – 180 km/h , rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjereve por edhe përdorueseve te tjerë.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugore, mos u beje statistike rrugore. Familja ka nevoje per TY , jo per fotot dhe videot Tuaja”, njofton policia.