Mbështetja ndaj Vorpsit, nën/kryetari i KQZ-së fshin reagimin në facebook

Nënkryetari i KQZ-së Denar Biba, përmes një postimi në facebook, mbështeti betimin e Arta Vorpsit tek noteri si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij betimi i Vorpsit te noteri, ishte një përgjegjësi e jashtëzakonshëm personale që ajo merrte mbi vete, pas angazhimit që ia ngarkoi koha dhe Kuvendi. Ky status qëndroi pak minuta dhe u fshi nga rrjeti social, ku arsyeja nuk dihet.

Postimi i plotë

Padrejtesisht, nje profesioniste serioze si Arta Vorpsi keto dite eshte gjetur ne qender te nje situate qe vetem serioze nuk mund te quhet. Ajo e di shume me mire se shume te tjere se si eshte procedura qe Kushtetuta urdheron per betimin e anetarit te Gjykates Kushtetuese. Me siguri, ky veprim i Artes, i vetedijshem, eshte thjesht shfaqje e njeanshme e vullnetit te saj per te treguar se merr persiper kete angazhim te jashtezakonshem, qe Kuvendi dhe koha ia ngarkoi. Nuk kemi te bejme me betimin si anetare e ardhshme e GjK, por besoj me nje deklarate qe tregon pergjegjesine e Arta Vorpsit ne keto rrethana. Sepse Arta qe njoh une, perpara se gjithash, e ka marredhenien me emrin e saj te mire!