Malaj: Në Shqipëri ka probleme me pronësinë, nuk ka investitorë në turizëm

Ish-anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj tha se Shqipëria është vend i varfër që ka probleme me pronësinë.

I ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora, Malaj u shpreh se nuk ka investitorë seriozë në turizëm që vijnë në vendin tonë me koston e blerjes së tokës.

Malaj: Është krijuar një ide që gjithcka është e keqe. Thelbi është që cdo pasuri e vendit duhet futur në qarkullim ekonomik. Këtu biem dakord të gjithë, themi jemi vend i vogël, i varfër.

Themi kemi pasuri të gjithë por pasuritë kanë probleme pronësie, dhe probleme tokëzimi dhe një gjë që po të isha populist nuk do e thoja, është që nuk ka investitorë, që pranon të vijë në Shqipëri në fushën e turizmit dhe ta fillojë me një kosto të rëndë të blerje të tokës, nëse flasim për investitorë seriozë.