Makina del nga rruga në Sarandë, momenti filmohet live nga një shofer

Një makinë ka dalë nga rruga sot në aksin Konispol-Sarandë.

Situata është filmuar live nga një tjetër shofer që ndodhej pas këtij automjeti, shoferi i të cilit nuk dihet për çfarë arsye ka humbur kontrollin e makinës.

Nuk dihet nëse ka pasur të lënduar. Video është publikuar në mediat lokale.