Logo-ja e “Air Albania” vendoset në stadium (FOTO)

Emri i ri i stadiumit ka qenë një histori më vete. Federata Shqiptare e Futbollit, hapi një ankand ku kompani të ndryshme mund të bënin oferta. Ajo që u pranua ishte e “Air Albania” dhe ish-stadiumi “Qemal Stafa” tashmë do të quhet “Air Albania Stadium”. Federata do të përfitojë 3.2 milion euro për pesë vitet e ardhshme. Shqipëria sonte do të luajë në Elbasan Arena, teksa ndeshja e parë në këtë stadium do të jetë ajo pas tre ditësh kundër Francës.