KLP rendit kandiatët për Prokuror të Përgjithshëm, i pari Olsian Çela

Një ditë pas intervistimit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë publike ditën e sotme listën e pikëzimit të kandidatëve për Prokruror të Përgjitshëm. I pari në listë renditet prokurori Olsian Çela, ndjekur nga kryeprokurorja aktuale me mandat të përkohshëm, Arta Marku dhe prokurorja Fatjona Memçaj.

Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme, Arta Marku dhe dy prokurorët Olsjan Çela dhe Fajtona Memçaj, të cilët kandidojnë për postin e kryeprokurorit, dolë dje para Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Për rreth një orë, secili ata prezantuan eksperiencën e tyre profesionale dhe iu janë përgjigjën edhe pyetjeve që anëtarët e KLP i drejtuan.

Olsian Çela-459 pikë
Arta Marku-406 pikë
Fatjona Memçaj-362 pikë