Ironia e Nokës: Çdo noter në lagje është President

Ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka, përmes një postimi në facebook, komenton vendimin e Arta Vorpsit, e cila u ”betua” tek noterja dhe pretendon se është anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Sipas Nokës, me këtë taktikë të qeverisë, çdo noter është ”President i Shqipërisë”.

Postimi i plotë

Qe nga sot ne Narkorepubliken tone President Republike qe perfaqeson unitetin e kombit eshte cdo noter ne cdo lagje qyteti dhe Kushtetute eshte statusi Narkopartise.