Interes i vakët në Elbasan, ja sa bileta janë shitur për duelin Shqipëri-Andorra

Sonte në mbrëmje kombëtarja jonë do të luajë sfidën eliminatore ndaj Andorrës në stadiumin “Elbasan Arena”. Interesimi për këtë ndeshje në fakt është i vakët.

 

Deri më tani mësohet se janë shitur rreth 4 mijë bileta, teksa një pjesë e madhe e tyre janë shitur me detyrimin për të blerë biletën për ndeshjen e së dielës ndaj Francës.

Kuqezinjtë tanë do të synojnë që të arrijnë sonte në kuotën e 15 pikë, duke arritur një rekord historik, pasi asnjëherë më parë nuk kemi mundur që të arrijmë në këtë shifër në kualifikuese.