Industria që po rritet me hapa të shpejtë, luani videolojëra dhe fitoni 70 mijë dollarë në vit

E-sporti është duke u bërë industria që po rritet me hapa të shpejtë nëpër botë, dhe në mënyrë të vazhdueshme po shtynë kufijtë e limitit.

Lista e revistës Forbes e dokumenton këtë me faktin se në të gjenden madje 13 organizata dhe ekipe të e-sporteve, vlera e të cilëve tejkalon shumë e 100 milionë dollarëve.

Vlera totale e të hyrave gjatë këtij viti nga e-sportet arrijnë shumën e 1,1 miliard dollarëve, që i bie 27 për qind më shumë për dallim nga vitit i kaluar, kurse Amerika e Veriut e përbën 40 për qind të këtij “fitimi”.

Organizata që është në krye të kësaj liste dhe që qëndron prapa lojërave si PUBG, Call of Duty, Fifa dhe Fortnite, ka 19 milionë ndjekës në YouTube, Twitter dhe Instagram, gjë që kanë shumë më shumë sesa yjet e basketbollit amerikan të ekipeve Dalla Coëboys dhe Neë York Jenkins.

Face Clan sot vlenë 240 milionë dollarë, duke arritur të renditet në vendin e katërt të listës Forbes, kurse në vend të parë është organizata amerikane dhe njëra nga ekipet më të popullarizuara të e-sporteve Cloud9 që vlenë 400 milionë dollarë.

Cloud9 pasohet nga ekipi SoloMid me vlerë prej 400 milionë dollarë, ku brenda këtij ekipi është edhe League of Legends Academy, PUBG, Fortnite dhe shumë lojëra tjerë të njohura botërore.

Garat në videolojëra sot kanë një audiencë të gjerë – më saktësisht 454 milionë njerëz, kurse analistët e teknologjisë informative parashikojnë rritje prej më shumë se 190 milionë personave tjerë gjatë vitit të ardhshëm.

Lojtari fatlum sipas analistit të IT-së, Newzzo është një i ri që fiton 70 mijë dollarë në vit. Rritja e e-sporteve moderne që sot bën bujë nëpër botë ka rrënjët në Korenë e Jugut gjatë fundit të viteve të 90-ta kur edhe filluan organizimet e turinereve të videolojërave.

Sot turneu më i madh në botë sipas fondit që jepet, është Turneu ndërkombëtar në lojën online Dot 2, i pasur nga IEM dhe International and Fortnite.