Gjykata shfuqizon gjobat e vendosura nga PD për protesta të paligjshme

Gjykata ka shfuqizuar disa prej gjobave  të vendosura nga Bashkia e Tiranës ndaj PD për protestat e organizuara prej saj.

“Konkretisht, janë shfuqizuar të gjitha gjobat që Bashkia e Tiranës kishte vendosur për protestat e datës 25 Prill, 2 Maj, 11 Maj dhe 13 Maj,”-njofton PD.

PD shprehet se sipas gjykatës subjekti që organizon tubimin nuk mban përgjegjësi ligjore për veprimet që kryejnë persona të tretë gjatë tubimi.

“Prandaj dhe në fund të shqyrtimit gjyqësor, ka vendosur të rrëzojë të gjitha gjobat e vendosura nga Bashkia e Tiranës,”-tha PD.