Gjykata Kushtetuese, Basha: Rama po bën grusht institucional

Gjatë takimit në Sarandë, në kuadër të turit ”Rrugëtimi për Shqipërinë”, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka komentuar situatën ku ndodhet Gjykata Kushtetuese. Sipas tij, kryeministri Edi Rama po bën grusht kushtetues.

”Këta duan të kapin gjithë drejtësinë. Duhet një drejtësi siç e parashikon Kushtetuta, jo drejtësi siç e parashikon Surreli. Edi Rama ka vetëm një qëllim, ose ta kapë ose ta bllokojë reformën në drejtësi. Kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese, është grusht institucional. Një Gjykatë e kapur, një drejtësi e kapur i shërben qeverisë dhe një grushti oligarkësh dhe jo ju”.

Nga ana tjetër, Basha tha se:  ”Zotimi i parë është vendosja e barazisë para ligjit dhe heqja e trarëve të korrupsionit. Korrupsioni nuk luftohet me fjalë por më vepra”.