Elon Musk thotë se kompania e tij e ka zhvilluar algoritmin që vendoset në tru me një çip

Sipas Elon Musk, kompania tij Neuralink që merret teknologji nervore, mund të ketë “zgjidhjen” për problemet me skizofreni dhe autizëm.

Duke folur në “Artificial Intelligence” me Lex Fridman, Musk u pyet se çfarë mendon se janë ndikimet më entuziaste që parashikon ai, të cilat mund t’i sjellë kompania e tij Neuralink.

Qëllimi i Neuralink, është të krijojë një çip ku integrohet algoritmi, që mund të implantohet në trurin e një personi, ku do të jetë në gjendje të regjistrojë aktivitetin e trurit dhe ta stimulojë atë potencialisht.

Ilustrimi i Neurolink, se si pajisja vendoset mbas veshit dhe dërgon elektroda deri në tru

“Mendos se Neuralink, që nga fillimi do të zgjidhë shumë sëmundje të lidhura me trurin. Kështu që mund të trajtojë nga autizmi, skizofrenia, humbja e kujtesës – sepse të gjithë përjetojnë humbje të kujtesës, faza të ndryshme të moshës. Prindërit nuk mund të mbajnë mend fëmijët e tyre”, ka thënë Musk. Mbetet e paqartë, se çfarë ka dashur të thotë me “zgjidhjen” lidhur me autizmin, pasi që nuk është një sëmundje nervore, por paaftësi zhvillimore.

“Autizmi nuk është një sëmundje, ndërsa nuk mund të ‘shërohet’. Shpesh njerëzit mendojnë, se ky është një aspekt themelor i identitetit të tyre”, thuhet në raportin e Shoqatës Kombëtare të Autizmit në Britaninë e Madhe. Organizata Botërore e Shëndetit, e karakterizon skizofreninë si një “çrregullim të rëndë mendor”.

Musk e themeloi Neuralink në 2016, derisa në vitet e para të ekzistencës, kompania ishte relativisht e fshehtë.

Këtë vit, kompania ka qenë më e zëshme: pasi publikoi në korrik një letër të bardhë, në lidhje me hartimin e një çipi për tru, ndërsa Elon Musk me shumë entuziazëm, njoftoi se kompania ka filluar testimin e kafshëve, duke filluar me disa majmunë.

Musk ka thënë më herët, se teknologjia mund të përdoret për të trajtuar gjendjet neurologjike siç janë Alzhaimeri dhe Parkinsoni.

Ai gjithashtu i tha Fridmanit, se kjo teknologji mund të përdoret për të zgjidhur “dëmtimin kritik të trurit ose palcës kurrizore”. Por qëllimi i tij eventual, është të bashkojë vetëdijen njerëzore me algoritëm.

“Neutralink synon të adresojë rrezikun ekzistencial, të lidhur me super inteligjencën digjitale. Ne nuk do të jemi në gjendje, të jemi më të zgjuar se një super kompjuter digjital, kështu që nëse nuk mund ta mposhtim, do të provojmë të bashkohemi”, ka thënë Musk për Fridman.