“Do ua mbaja deri për Krishtlindje”, shqiptarit i kapen 900 mijë euro drogë në garazh

Një rrugë e trafikut të drogës është zbuluar në Torino, të Italisë.

Policia mundi të gjejë dhe të sekuestrojë 72 kilogramë marijuanë të futura në shtatë çanta, të cilat do të shiteshin me shumicë.

Ngarkesa e sekuestruar nga policia e Torinos në një garazh, do të përdorej për të furnizuar sheshin e Torinos.

Mediat fqinje shkruajnë se nëse marijuana do të dilte në treg me shumicë, do të fitoheshin rreth 900 mijë euro, ndërsa me pakicë rreth 1 milion euro.

Garazhi ku mbahej marijuana është në pronësi të një shqiptari, 32-vjeçar.

“Ishte një ngarkesë që duhej për Krishtlindje. Unë thjesht duhej ta mbaja atë për të tjerët”, tha shqiptari.

Agjentët thanë se shqiptari ishte në vështirësi financiare dhe kërkoi ndihmë nga disa bashkëqytetarë.