Betimi tek noteri i Arta Vropsit, ja si përgjigjet Taulant Balla

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nuk pranoi të japë një përgjigje për veprimin e Arta Vorpsit, e cila zgjidhi të betohet para noteres dhe jo para presidentit.

Në një komunikim me gazetarët nga selia e PS, Balla tha se do të mblidhet konferenca e kryetarëve për të diskutuar për këtë çështje.

Nuk dua të bëj një koment për këtë çështje këtu. Pas pak minutash konferenca e kryetarëve do të ketë një diskutim për këtë çështje. Unë mendoj se në këtë kontekst të krijuar duhet një qëndrim institucional i kuvendit si institucion bazë dhe themelor i funksionimit të demokracisë në Shqipëri”, tha Taulant Balla.