Alvini rrëfen jetën në kampin ”Al-Hol”: Mami vdiq gjatë…

Alvin Berisha u kthye në Itali në 8 nëntor, pasi nëna e tij xhihadiste e çoi në Siri në vitin 2014. Ai është akoma në shok dhe javën e ardhshme ai do të shtrohet në spital, ku do të operohet për plagën e këmbës që pësoi nga një shpërthim në kamp. ”Nëna ime vdiq në një bombë, unë isha afër saj”. Kjo është ajo që tha Alvin Berisha para hetuesve të Ros.

Nga sa dihet, hetuesit bashkë me psikologun, kanë vendosur ta pyesin shkurt Alvinin, pasi ai akoma është në gjendje shoku shumë të lartë për shkak të traumës emocionale që pësoi. Ata do ta dëgjojnë atë më vonë, ndërkohë që ai është shtruar në spital dhe është operuar për plagën e rëndë të këmbës.

Fëmija konfirmoi përmes lotëve, se kishte parë nënën e tij të vdiste nga një bombë. Alvin sqaroi më tej se bombardimi ndodhi kur ata ishin në një kamp tjetër refugjatësh, akoma në Siri, jo në atë të Al-Hol nga i cili fëmija, falë një operacioni delikat të magjistratëve, forcave të rendit, Kryqit të Kuq dhe autoriteteve shqiptare u mor dhe u kthye në Itali.