Wenger braktis përfundimisht tranjningun, nis një punë të re në FIFA

Arsene Wenger është drejtori i ri i zhvillimit botëror të futbollit në FIFA.  Strategu francez kohët e fundit është konsideruar shumë pranë pankinave të disa klubeve të rëndësishme europiane, mes të cilëve edhe Bayern Mynih.

 

70 vjeçari me një karrierë të gjatë në pankinat e Monacos dhe Arsenalit, klub të cilin e udhëhoqi për 22 sezone deri në 2018, duke fituar tre herë Premier League e shtatë herë Kupën e Anglisë tashmë do të nis një detyrë të re.

Prej më se një viti Wenger ishte i papunë dhe para pak ditësh emri i tij doli në skenë për të marrë drejtimin e Bayern Mynih, por palët nuk gjetën akordin mbi kohëzgjatjen e marrëveshjes.