VIDEO/ Në Brazil shënohet “gol fantazëm”, trajektorja do iu habisë

Një “gol fantazëm” është shënuar në kampionatin e futbollit në Brazil.

Në takimin e vlefshëm për Ligën e Parë të futbollit në vend mes Figueirense dhe Ponte Preta, portieri vendas largoi një top që e kishte kaluar vijën fatale.

Goditja e sulmuesit mik u ndal nga traversa, me sferën që u përplas më pas në shpinën e portierit për të kaluar vijën fatale. Por, portieri reagon dhe shmang një gol të pastër. Këtë e bëri nga pas portës, me rrjetën e portës që ia bëri të mundur një gjë të tillë. Por, çuditërisht, veprimi i portierit, Pegorari u konsiderua i rregullt nga gjyqtarët e sfidës.

Në rast se goli do të cilësohej si i rregullt, rezultati do të shkonte 3-2 në disfavor të Ponte Preta, që nga ana e saj do të shpresonte për pikë.  Megjithatë gjyqtari nuk e dha çmimin dhe ndeshja përfundoi 3-1.