U rikonstruktua 4 muaj më parë, vandalizohet konvikti nr.6 në QS

Në përmbushje të “Paktit për Universitetin”, Bashkia e Tiranës, me ndihmën e TIKA-s, pak muaj më parë përfundoi rikonstruksionin e plotë të konviktit nr. 6 në “Qytetin Studenti”, në të cilin nuk ishte vënë dorë prej thuajse tre dekadash. Falë ndërhyrjes rrënjësore konvikti mundëson sot jo vetëm një pamje krejt ndryshe, por edhe kushte komode për studentët që jetojnë në të.

Por, kur kanë kaluar vetëm 4 muaj nga përfundimi i punimeve, muret e tij fatkeqesisht jane vandalizuar. Siç shihet edhe nga fotot, muret e rikonstruktura të konviktit nr. 6 në Qytetin Studenti janë mbushur me shkarravina nga disa të rinj vandalë.

Bashkia e Tiranës me mbështetjen e qeverisë dhe të donatorëve privat ka mundur që në vetëm pak muaj të rikonstruktojë shumicën e konvikteve në Qytet Studenti dhe ne qendrat e tjera studentore ne kryeqytet, duke ndërhyrë kështu për herë të parë që pas rrëzimit të sistemit totalitar.