Tre tradhti shqiptare ndaj Kosovës, në një foto

Biznesmeni dhe botuesi i medias shqiptare “ILLYRIA” në SHBA, Harry Bajraktari ka publikuar një foto mjaft domethënëse për qëndrimet e politikanëve shqiptarë ndaj çështjes së Kosovës.

Në një foto montazh paraqitet diktatori Enver Hoxha me emisarët e Partisë Komuniste Jugosllave gjatë viteve 1940, ish-kryeministri Fatos Nano në takimin e gabuar me presidentin serb, Sllobodan Milosheviç dhe Edi Rama me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Enver Hoxha është akuzuar se shiti dhe tradhtoi Kosovën në momente më dramatike gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Fatos Nanos anatemohet se takoi Kasapin e Ballkanit, Milosheviçin në kohën kur kryente masakrat ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ndërsa Edi Rama po kërkon bashkim ekonomik me Serbinë, pa marrë parasysh kërkesat e shqiptarëve dhe duke refuzuar shtetin dhe institucionet e Kosovës.