Skema me dy sulmues, ja si pritet të luajë Shqipëria ndaj Andorrës

Shqipëria nuk ka më asnjë shans për kualifikimin për në “Euro 2020”, por kjo nuk do të thotë se dy ndeshjet e fundit do të jenë një shëtitje. Trajneri Edy Reja i shkon shumë të rëndësishme, madje sfidën e nesërme ndaj Andorrës e sheh si duelin ku lojtarët duhet të japin më shumë për të marrë 3 pikët e radhës.

 

Trajneri italian duket se ka pak dilema për 11-shen që pritet të hedhë në fushën e lojës, teksa moduli nuk do të ndryshojë dhe pritet të jetë i njëjti 3-5-2.

Në portë Strakosha do të konfirmohet titullar, ndërkohë që mbrojtja do të formohet nga Ismajli, Gjimshiti dhe Dermaku. Në krahë do të aktivizohenm Hysaj dhe Lenjani, ndërkohë që në mesfushë Ramadani do të luajë në krahë të Bares dhe Bare-s që do të jenë sërish titullarë.  Rey Manaj pas paraqitjeve fantastike në ndeshjet e fundit do të jetë titullar, në mbështetje të Balajt. /R.Lika-Koha Jone/