S’ka rritje pagash, as shpërblime për Vitin e Ri

Pensionistët në 2020 do të përfitojnë një indeksim të pensioneve, i cili është një detyrim ligjor për të kompensuar rritjen e çmimeve. Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka pranuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave që nuk ka politikë të re pagash por ka theksuar se janë marrë një sërë lehtësish të tjera. Komisioni kërkoi edhe njëherë gjetjen e fondeve për shpërblimet në fundvit. Punonjësit buxhetorë nuk do të kenë rritje pagash për vitin e ardhshëm. Ministrja e Financave, Anila Denaj, në Komisionin e Ekonomisë ka pranuar se për vitin 2020 është parashikuar vetëm indeksim për pensionistët. Në Komision, ministrja nuk dha të dhëna nëse do të ketë shpërblim për Vitin e Ri, edhe pse Ahmetaj ka ripërsëritur kërkesën për gjetjen e fondit. Pas prezantimit, Ministrja Denaj do ti duhet ti përgjigjet 100 pyetjeve që kanë ngritur deputetët e Komisionit të Ekonomisë.