Shqiptarët në Siri, Felaj: SHISH po punon

Përveç atyre në kamp, të tjerë shqiptarë janë kthyer nga Siria. Sipas kryetares së Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj, riatdhesimi ka ndodhur në heshtje. Shërbimi Informativ Shqiptar ka shtuar mbikqyrjen ndaj këtyre individëve. ”Situata e këtyre shtetasve është ndjekur. Ka që nga viti 2015, që nga të dhënat tona nuk na rezulton të jenë rekrutuar shtetas të tjerë shqiptarë. Së pari, ka qenë zgjedhje e lirë e tyre për të udhëtuar drejt Sirisë dhe së dyti nuk është një situatë kaq e thjeshtë që kufizohet në marrjen dhe sjelljen në vend të tyre. Nga viti 2014 e deri më sot, ka pasur shtetas shqiptarë që nuk janë bërë publik. Aktiviteti i tyre është ndjekur me vëmendje të shtuar, pasi duke qenë të radikalizuar, përbëjnë rrezik. Operacionet për rikthimin e tyre nuk janë të thjeshta dhe as të tilla që mund të ndahen me publikun”.