Rrogozhina feston 75-vjetorin e çlirimit

Qyteti i Rrogozhinës festoi 75-vjetorin e çlirimit. Kurora me lule u vendosën pranë lapidarit të Margarita dhe Kristaq Tutulani, vëlla e motër të cilët u vranë nga italianët në korrik të 1943.

Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, shprehu mirënjohjen e saj ndaj dëshmorëve të rënë duke theksuar se të gjithë duhet të angazhohemi për të zbatuar standardet europiane.

Jahiollari: Të vazhdojmë të qëndrojmë në anën e duhur të historisë, ashtu si 75 vite më parë.

Ndërsa kreu i qarkut, Aldrin Dalipi, tha se duhet punuar për të pasuruar vlerat që ne mbartim si komb.

Në evenimentin e organizuar nga bashkia e Rrogozhinës morën pjesë përfaqësues të shoqatës së fëmijëve, të dëshmorëve si dhe të afërm dhe familjarë të të rënëve.