Rregulla të ashpëra për maturën 2020, nga 1 vit ”stazh” në ndjekje penale

Në 2020, maturantët i pret një maturë më me shumë rregulla dhe penalizime, kjo pas dhjetra rasteve të akuzave për dalje tezash, penalizime dhe favorizime. Ministria e Arsimit ka ashpërsuar rregullat për maturantët që do ti nënshtrohen provimeve gjatë 2020. Ashpërsimi prek si maturantët ashtu dhe administratorët të pranishëm gjatë zhvillimit të provimit. Për çdo person që do të publikojë tezat e provimit do të kërkohet ndjekje penale. Maturantët që do të konstatohen me celularë gjatë provimit, do të përjashtohen nga të gjitha provimet e maturës shtetërore dhe kanë të drejtë t’i japin ato vetëm pas një viti, duke humbur kështu mundësinë për t’i ridhënë në vjeshtë. Nëse maturanti gjatë zhvillimit të provimit do të ndryshojë vendin që i është përcaktuar, do të përjashtohet nga provimit. E njëjta gjë do të ndodhë nëse komunikon me nxënësit e tjerë gjatë provimit.

Gjatë 2020, maturantët për të rezultuar kalues duhet të marrin jo më pak se 25% të pikëve, të përcaktuara për provim. Ashpërsimi i rregullave nuk do të jetë vetëm për maturantët, por dhe për administratorët. Këta të fundit nëse do të publikojnë testin, rrezikojnë të largohen nga vendi i punës. Po ashtu, për çdo person të tretë që publikon provimet, do të kërkohet ndjekje penale nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar.

Neni 22 i detyron administratorët të mos publikojnë testin, në të kundërt rrezikojnë vendin e punës. Me të njëjtat masa disiplinore do të përballen hartuesit e testeve, përgjegjësi i administrimit si dhe përgjegjësi i katit. Risi këtë vit është se ndaj çdo presoni të tretë ku përfshihen edhe maturantët do të kërkohet ndjekje penale nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar. Për të kaluar maturantët, u duhet të sigurojnë më shumë pikë. Nga 20% të pikve këtë vit duhet të marrin jo më pak se 25%. As këtë vit nuk do të ketë rivlerësim të testit, ndërsa sipas rregullores së re rezultatet e provimit duhet të shpallen jo më vonë se data 30 qershor.

Të gjitha këtë rregulla janë miratuar në rregulloren e re të Maturës Shtetërore 2020, nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini. Kujtojmë se gjatë viteve të fundit, nuk kanë munguar rastet e publikimit të tezave të provimit.