Refuzimi i Xhakës, Reja sqaron gjithçka: Ndihmësit e mi e morën në telefon … (VIDEO)

Trajneri i kombëtares, Edoardo Reja ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp para duelit të radhës ndaj Andorrës. Strategu italian e ka cilësuar shumë të rëndësishëm duelin e radhës, ndërkohë që ka sqaruar edhe mungesën e Xhakës.

 

“Përse mungon Taulant Xhaka? Kam folur me të, më saktë ndihmësit e mi, por ai më tha se ‘dola 10 minuta para përfundimit të ndeshjes së fundit për një problem fizik’ dhe shprehu dëshirën për të qëndruar në shtëpi për t’u rikuperuar nga dëmtimi. Nëse lojtari nuk është në 100 për qind bëjmë zgjedhjet për ta lënë të lirë që të rikuperohet.

Cikalleshi më ka dhënë gjithmonë një rendiment fantastik. Por kemi 5 sulmues, tashmë edhe Kamberin duke na dhënë disa zgjidhje. Nesër do të shoh edhe stërvitjen e fundit për  lojtarët që do të zbresin në fushë. Do të jenë ata që janë në 100 për qind të formës. Kemi Seferin, Balajn, njëri apo tjetrit, të gjithë janë të rëndësishëm”.