“Misteri” Ronaldo, Santos përgënjeshtron Sarrin: Është në formë shumë të mirë!

Maurizio Sarri justifikoi zëvendësimin e Ronaldos ndaj Milanit, me faktin që portugezi po vuan nga një dëmtim, që nuk e lejon të japë më të mirën në fushë dhe se ka sakrifikuar për aq sa ka luajtur.

 

Por tekniku bardhezi është përgënjeshtruar sot nga trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, i cili deklaroi se Cristiano Ronaldo është në formë mjaft të mirë dhe se do të luajë titullar në ndeshjet e ardhshme eliminatore.

“Të gjithë pyesin për Ronaldon, pasi ai është më i miri në botë dhe është normal ky interes ndaj tij. Megjithatë mund t’u konfirmoj se është në formë shumë të mirë dhe do të luajë. Po të mos ishte në maksimum, nuk do ta kisha grumbulluar fare. Kemi nevojë për pikë dhe do të luajmë për fitore në ndeshjet e radhës”, deklaroi tekniku portugez.