”Mini-Shengeni”/Ish-ambasadori: Rama t’u koordinonte me Kosovën

Në lidhjen me ”Shengen-in Ballkanin”, ish-ambasadori i Kosovës në Austri, Sabri Kiçmari në emisionin “Arena”, tha se kryeministri Edi Rama para se të shkonte në Novi Sad dhe Ohër, duhet të koordinonte veprimet me Kosovën. ”Kryeministrin Rama e njoh personalisht dhe kam konsiderata të larta. E kam takuar disa herë gjatë detyrës sime në Vjenë. Në raste të tilla do duhet të koordinonte veprimet me Kosovën para se të shkonte në Novi Sad dhe në Ohër. Pastaj është dimensioni kulturor. Kemi probleme me dimensionin ushtarak. Serbia blen armatime nga Rusia. Bën ushtri ushtarake me Rusinë dhe Bjellorusinë. Në rrafshin ekonomik ka krijuar një lidhje tjetër me Unionin tjetër të EuroAzisë. Pa në një mënyrë është një veprim i bërë jo në momentin e duhur kohor dhe jo i koordinuar në nivel rajonal”.