Me plagë në shpatull, kush është i riu nga Vlora që e donin të vdekur?

Kreshnik Dashi është 34-vjeçari i cili u gjet i pajetë ditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve të para, ai nuk rezulton person me precedentë penalë.

I riu punonte në një firmë këpucësh në Vlorë.

Në trupin e tij është konstatuar një shenjë plage në pjesën e shpatullës, që dyshohet se është shkaktuar nga armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Në lidhje me ngjarjen ku në orët e para të mëngjesit të sotëm u gjet një person i pajetë në afërsi të banesës së tij në lagjen “Kushtrimi”, ku nga veprimet paraprake rezultoi pa shenja dhune, ju informojmë se:

Pas hetimeve të mëtejshme, nga ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, në trupin e 34 vjeçarit K.D, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

34 vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e Policisë nuk njihet si person me precedent penal.

Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë për sqarimin e rrethanave dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorit/ve.”