”Lufta” në Astir, banori: Policia tërhoqi zvarrë fëmijët

Një prej banorëve që iu prish banesa në zonën e ”Astirit”, rrëfen se ku e kanë kaluar natën. Myrvet Billa, për ”Ora News”, thekson se ata janë 5 vëllezër dhe të gjithë janë shpërndarë nëpër banesat e të afërmeve. Duke treguar tmerrin që familja përjetoi nga aksioni i policisë, ai thotë se fëmijët u tërhoqën zvarrë. “Pas terrorit që ushtroi policia në Unazën e re ne u shpërndamë tek të njohurit tanë. Ishte një prishje pa paralajmërim. Nuk kishim asnjë informacion dhe asnjë dokument. Ne kishim një biznes me qira e bëmë gati ta prishnim. Pas dhunës policore u shpërndamë dhe në shtëpi kishim lënë gratë dhe kalamajtë. Në shtëpi erdhi policia kisha babën 80-vjeç dhe fëmijët e gjithë vëllezërve. I kanë nxjerrë me forcë dhe i kanë tërhequr zvarrë”.