Këshilli Europian diskuton për negociatat në takimin e dhjetorit

Asambleja e Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE)

Muaji dhjetor i këtij viti pritet të hapë edhe një herë diskutimin e lënë pezull nga BE për zgjerimin.

Burimet diplomatike bëjnë me dije se çështja e zgjerimit do të diskutohet në takimin e Këshillit Europian që do të mbahet në 12 dhe 13 dhjetor.

Në tetor të këtij viti vendet anëtare të BE-së, nuk arritën të marrin një vendim për hapen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Ishte Franca që vuri veton duke kërkuar ndryshimin e metodologjisë për bisedimet për anëtarësim të vendeve kandidate me BE-në.