Kean dhe Xhaka, Milani mendon për dy goditje të mëdha në janar

Kean dhe Xhaka, kjo është goditja e dyfishtë që kërkon të bëjë Milani në merkaton e janarit. Drejtuesit kuqezi ka vendosur që të përforcohen me ish-sulmuesin e Juventusit dhe mesfushorin me origjinë shqiptare.

 

I pari po has vështirësi për ambientimin në Premier League, duke mos gjetur asnjëherë rrugën e rrjetës në 11 ndeshje me Everton. Sipas asaj që raporton gazeta “The Guardian”, agjenti i tij Mino Raiola, po kërkon një sistemim të ri për 19-vjeçarin, i cili mund të rikthehet sërish në Seria A.

Agjenti ia ka propozuar Milanit, që po shqyrton edhe pista të tjera. Një ndër ta është edhe kapiteni i Arsenalit. Xhaka nuk po kalon një moment të mirë pas tensioneve të larta me tifozët, duke vendosur në diskutim lidershipin e tij. Mesfushori ka një kontratë deri në vitin 2023, por nuk përjashtohet mundësia e një largimi nga Londra. /R.Lika-Koha Jone/