Ish-ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili: Zhgënjimi i një ideali! (VIDEO)

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka publikuar një video informuese që tregon sesi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, institucion kryesor për reformën, ka shkelur ligjin dhe ka abuzuar me të drejtën e përzgjedhjet se kandidatëve.

Vasili shprehet se si një nga anëtarët e reformës në drejtësi, ai ndjehet i zhgënjyer që institucionet e reja të drejtësisë kanë tradhtuar besimin e qytetarëve që në nisje të reformës.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Zhgënjimi i një ideali!

Si një anëtar i Komisionit të reformës në Drejtësi, që lindi me qëllime krejt të tjera për ta pastruar drejtësinë dhe depolitizuar atë sot ndjej vetëm zhgënjim.

Kur shoh sot se si Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që u bllokua nga rilindja dy vjet, derisa në krye të vihej Dvoran-partia është shndërruar në një vegël qorre për të kapur gjykatën kushtetuese, serish ndjej zhgënjim të thellë.

Të gjithë anëtarët socialistë të Komisionit të Reformës në Drejtësi duhet të skuqen sot, që i tradhtuan kaq pacipësisht shqiptarët, që i zhgënjyen dhe u bënë autorë të kapjes me të neveritshme dhe të rrezikshme të drejtësisë.

Shiheni VIDEON që të kuptoni shndërrimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në vegël qorre te kapjes së drejtësisë nga Edi Rama dhe qeveria.