Genc Fuga: Ne jemi një profesion i parregulluar

Në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora ka qenë i ftuar aktori i njohur Genc Fuga.

Ai shprehet se nuk është e thjeshtë të jesh profesionist në Shqipëri dhe kjo na ka detyruar mbase të jemi më të përgjegjshëm në konceptin njeri publik apo njeri profesionist.

Fuga është pyetur nga moderatorja Arjola Shehu së çfarë i mungon një artisti, një aktori për të qenë i trajtuar si i tillë sepse shumica ankohen që nuk kanë statusin e duhur, që nuk kanë kushtet që meritojnë. Çfarë mungon realisht?

“Ne jemi një profesion i pa rregulluar. Në listën e pagesës të Republikës së Shqipërisë ne nuk kemi asnjë titull të tipit që merr rrogën si aktor, si regjizor, si skenograf. Jo ne jemi të gjithë nënpunës të një ministrie të caktuar, normalisht të Ministrisë së Kulturës, pastaj të Ministrisë së Arsimit në momentin kur jemi pedagogë dhe kur jemi aktorë apo regjizor në teatrot bashkiake ne jemi nënpunës njësoj me një nënpunës në strukturën e bashkisë përkatësë. Kjo na mungon. Na mungon një strategji, një askpekt ligjor, na mungon një kthjelltësi e forcave politike se çfarë do ndodhë me në përsa i përket sistemit deri ku jemi ne. Fatkeqësisht jemi në një tkurje të madhë të hapsirave skenike qoftë ato qëndrore apo lokale”.

“Unë kam shfrytëzuar edhe aspektin tim qytetar për të thënë fjalën timë apo mendimet e mia përsa i përket kësaj çështje. Më vjen keq që nuk është bërë asnjë hap përpara për të mbledhur këto mendime dhe përfundimisht për të mbajtur disa edhe për të mbushur koshin e plerave me to. T’i mbash pastaj t’i hedhësh”, shprehet Genc Fuga.