E BUJSHME/ Dy ekipet e Seria A kërkon me ngulm Ismajlin

Kolonia e futbollistëve shqiptarë që luajnë në Seria A do të vijojë që të shtohet. Mediat italiane shkruajnë se shumë shpejt në elitën e futbollit italian do të zbarkojë edhe Ardian Ismajli.

 

“CalcioAtalanta” raporton se mbrojtësi i kombëtares sonë ndiqet me shumë interes nga skuadra e Atalantës, që po mendon që ta afrojë gjatë merkatos së verës së ardhshme. Kjo do të ishte një mundësi e artë për Ismajlin që mund të luante me Gjimshitin, i cili është titullar i padiskutueshëm prej dy sezonesh.

Qendërmbrojtësi i Hajdukut të Splitit është mbrojtësi më i mirë në kampionatin kroat, ndërkohë që për të ka shfaqur interes edhe skuadra e Bolognës. Atalanta kërkon të përfitojë nga pauza e ndeshjeve të kombëtareve për të pasur bisedime me të. Mbrojtësi 23-vjeçar, është në listën e përforcimeve për të dyja ekipet që kërkojnë një mbrojtës qendrore. /R.Lika-Koha Jone/