Buxheti 2020/Rritja e punësimit dhe ulja e informalitetit

Niveli i shpenzimeve për skemën e sigurimeve shoqërore për vitin 2020 parashikohet në masën 137.5 miliardë lekë ose 7.7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Për indeksimin e pensioneve në vitin që vjen është parashikuar një fond prej 2.52 miliardë lekë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave teksa prezantoi p/buxhetin 2020 se skema e sigurimeve shoqërore i rëndon më pak buxhetit të shtetit në raport me 5-6 vite më parë, për shkak të uljes së nivelit të informalitetit në tregun e punës dhe së dyti rritjes së nivelit të punësimit dhe kontribuesve.