Buxheti 2020, Ahmetaj del kundër qeverisë: Rritja jo reale

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, u bë prezantimi nga Ministria e Financave për Buxhetin e vitit 2020. Ministrja Anila Denaj, gjatë fjalës së saj, tha se rritja ekonomike e vitit të ardhshëm 2020 do të jetë 4.1% dhe do ndihmohet nga konsumi i brendshëm. ”Rritja ekonomike e vitit të ardhshëm do të jetë 4.1% dhe do ndihmohet nga konsumi i brendshëm. Synojmë të hapim 35 mijë vende pune. Investimet do të jenë në nivelin e 4.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto”. Nga ana tjetër ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj u shpreh se rritja ekonomike nuk është realiste dhe se duhet të ndryshohet.