Burri e çoi në kampin e ferrit, flet nëna e Balliut: Se besoja se ishte gjallë

Pas rastit të vogëlushit Alvin Berisha, i cili ndodhej prej pesë vitesh në kampin në Siri, bëri që të rikthehej vëmendja situata me të ciltën përballen edhe shumë shqiptarë të tjerë atje. Ruzhdie Balliu prej 6 vitesh është zhdukur nga Shqipëria ndërsa ditën e djeshme, u mësua se Balliu ndodhet në kampin Al-Howl.

Nëna e Balliut, Salushe Seferi ka folur për ”FaxNews”, dhe thotë se nuk e besonte se vajza e saj ishte gjallë dhe se pas 6 vitesh arriti të dëgjonte zërin e të bijës. Seferi tha se vajza u largua së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët.

“Dje i dëgjova zërin vajzës pas 6 vjetësh. Nuk e besoja se vajza ishte gjallë. Ajo është larguar së bashku me bashkëshortin e saj Ali Balliu dhe fëmijët e saj”. Ruzhdie Balliu tha se dje në një intervistë se dëshiron të kthehet sërish në vendin e saj. Gjithashtu ajo tha se nuk e di se ku ndodhi bashkëshorti i saj.